Arrestohen tre ish ushtar të UÇK-së

MPB-ja në orët e mëngjesit pas aksionit në Shkup dhe Kumanovë ka arrestuar tre persona të cilët u kanë dhënë përkrahje logjistike dhe si bashkëpuntorë për ngjarjet e Komunovës që kanë ndodhur më 9 dhe 10 maj në ‘Lagjen e Trimave’, njofton Telegrafi.
Pas kontrollit të kryer në Shkup dhe Kumanovë, tashmë janë identifikuar disa persona të cilët do të sillen edhe para organeve të drejtësisë.
Tre nga të arrestuarit tashmë janë dërguar në Gjykatën Themelore Shkupi 1, me një procedurë të mëparshme. Ashtu siç informojnë nga MPB-ja, më shumë detale do të jepen gjatë ditës.
Sipas LajmPress, të arrestuarit janë Ragmi Latifi, Musadik Pajazit dhe Ibrahim Murtezani. /Telegrafi/