Arrestohen tre fajdexhinj të dyshuar

Autori:Gazeta Fjala

Policia e Kosovës sot në Prishtinë ka arrestuar tre persona si të dyshuar për fajde.

Sipas Policisë pas hetimeve të kryera disamujore, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, që në vazhdimësi merrej me vepra penale ‘fajde’, ‘detyrim’, ‘kanosje’ dhe ‘krim i organizuar’, ka ndërmarrë operacionin policor të koduar “Jaguar”.

Operacioni policor është kryer në katër lokacione të Prishtinës, me ç’rast është bërë arrestimi i tre personave dhe janë kontrolluar objektet përcjellëse të tyre.

Njoftimi nga policia bënë të ditur se personat e arrestuar janë N. H.(1973), E. H.(1947) dhe N. Q. (1968).

“Të dyshuarit në bashkëpunim, kanë kryer veprat e lartcekura me qëllim të përfitimit material të kundërligjshëm”, shkruan në këtë njoftim.

Gjithashtu gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si disa mjete si prova materiale.

“Para të gatshme 1800 ( një mijë e tetëqind) euro, 4 armë të gjata (dy AK-47 dhe dy armë gjuetie),armë e shkurtër (GLOK 9×19),fishekë kalibër të ndryshëm, tri vetura, një palë pranga, një thikë, tre telefona celularë, një laptop dhe dokumente të ndryshme që vlejnë si prova për procedurë”,njofton policia./ Gazeta Fjala/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohen-tre-fajdexhinj-te-dyshuar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala