Arrestohen mbi një mijë kosovarë në Hungari

Autori:Zekirja Shabani

Të premten në zonën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë, brenda territorit hungarez oplicia e këtij shteti ka arrestuar 1,233 shqiptarë të Kosovës, të cilët kanë kaluar kufirin serbo-hungarez në mënyrë ilegale.

Numri më i madh i emigrantëve ilegalë  është zënë në korridorin eqytetit Asotthaloma, i cili është në kufi me Serbinë.

Mediat hungareze bëjnë të ditur se bashkë me shqiptarët e Kosovës janë arrestuar edhe 16 afganë, 14 pakistanezë dhe 6 sirianë.

Grupi më i madh prej 153 shqiptarësh të Kosovës është arrestuar rreth orës 17:30 në territorin e fshatit kufitar Asotthaloma, ku e kishin kaluar ilegalisht të ashtuquajturin “kufiri i gjelbër”.

Të gjithë të arrestuarit i janë dorëzuar Zyrtarëve të Imigracionit në Hungari.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohen-mbi-njemije-kosovare-ne-hungari/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala