Arrestohen kërcënuesit e Saimir Tahirit

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e dy personave, të cilët dyshohet se i kanë dërguar një e-mail kërcënues ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri.

Mesazhi është dërguar nga një adresë me emrin “Brigadat e Kuqe” në orën 10:44 të paradites së të shtunës dhe përmbajtja e tij nuk lidhet me ideologjinë e këtyre grupeve komuniste, transmeton tch por përcjell një mesazh kërcënues me prapavijë fetare dhe në të lihet të kuptohet se pas sulmeve në Paris, është radha e Tiranës.

“Tani e keni radhën ju! Filloi lufta e shenjtë ndaj atyre që janë përfshirë në luftën kundër shtetit islamik. Do dridheni dhe do gjunjëzoheni para Allahut”, shkruhet në mesazh.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohen-kercenuesit-e-saimir-tahirit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala