Arrestohen katër aktivistë të VV-s që shkruanin kundër ‘Zajednicës’

Autori:Avdyl Pajaziti

Mbrëmë rreth orës 23:00, Policia e Kosovës arrestoi në Vushtrri katër aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, tek po shkruanin parulla kundër “Zajednicës”.

Aktivistët e arrestuar janë: Arsim Maqastena, Artan Krasniqi, Faton Shabani dhe Naim Bunjaku.

Sipas Vetëvendosjes, pamundësinë e argumentimit në favor të “Zajednicës”, Qeveria e Isa Mustafës po e shprehë me dhunë e represion, tashmë sistematik, ndaj kundërshtarëve.

Prej momentit të nënshkrimit të kësaj marrëveshje e deri sot, pothuajse nuk ka ditë që nuk arrestohen e përndjeken aktivistët e VETËVENDOJSE!-s, thjesht sepse shkruajnë parulla apo shpërndajnë fletushka.

“Kjo gjendje e dhunës është e papranueshme dhe po e tensionon situatën. Qeveria e Kosovës nuk mund ta shuaj pakënaqësinë qytetare, përmes përndjekjeve dhe arrestimeve. Isa Mustafa duhet ta kuptojë që as sistemi i kaluar, pjesë e të cilit ka qenë, nuk ka arritur ta ndalë rezistencën qytetare, përmes represionit”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohen-kater-aktiviste-te-vv-s-qe-shkruanin-kunder-zajednices/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala