Arrestohen gjashtë persona në Pejë

Autori:Zekirja Shabani

Sipas policisë në Pejë gjatë bastisjes së pronës së të dyshuarit Naim D. nga fshati Gllaviqicë janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike njëzetëshe (20-she) dhe një armë tjetër automatike e prodhimit të pa njohur. I dyshuari është arrestuar.

Ndërkaq, në një rast tjetër policia ka arrestuar dy të dyshuar në kafiterinë “Versaqi” në Pejë ku paraprakisht kishin një informatë se në të kanë hyrë persona të armatosur.

Policia i është përgjigjur këtij rasti dhe në katin e dytë të këtij lokali kanë ndaluar të dyshuarit Agon B. (1995) dhe Ardit M.(1995) që të dy nga Peja,të cilët menjëherë janë arrestuar.

Gjatë kontrollimit të lokalit janë gjetur një pistoletë, një armë automatike AK/47 me dyzet fishekë dhe një thikë.

Ne vazhdimin e hetimeve te njëjtën ditë janë arrestuar edhe grupi tjetër prej tre personave të dyshuar të involvuar në rast Akil K.(1985), Shpend K.(1992) dhe  Berat K. (1988) që të tre nga Peja, të cilëve ju janë bastisur dhe kontrolluar shtëpitë në kërkim të armëve pasi që kishte informacione se kanë pasur në posedim kur ka ndodhur rasti.

Ne vazhdim të hetimeve me datë 16/03/2015 nga i dyshuari i dytë Shpendi, është konfiskuar një revole e tipit ”Bruno”dhe një karikator pa fishek e cila sipas te dyshuarit kur ka ndodhur rasti e ka pasuar ne posedim .

Të gjitha veprimet e bëra janë koordinuar me prokurorin e shtetit nga prokuroria themelor ne Pejë, pesë të dyshuarit ende vazhdojnë te qëndrojnë nën masën e ndalimit policor.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohen-gjashte-persona-ne-peje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala