Arrestohen edhe dy të dyshuar tjerë lidhur me ISIS-in për rastin e Badovcit

Autori:Zekirja Shabani

Edhe dy persona të tjerë janë arrestuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës si të dyshuar për involvim në rastin e mbrëmshëm në liqenin e Badovcit të dyshuar si pjesëtarë të ISIS-it.

Lajmin e ka bërë të ditur për Indeksonline, Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi.

“Ju e dini që janë të arrestuar tre persona, kurse dy më vonë Gjithsejtë  të jenë 5 të arrestuar”, ka thënë Ibrahimi.

Ai ka bërë të ditur se seanca për pesë të arrestuarit gjatë ditës së nesërme pas orës 11 do të mbahet seanca për caktimin e masës së sigurisë, varësisht  nga kërkesa e prokurorit.

“Nesër do të caktohet masa e sigurisë sipas kërkesës së prokurorisë speciale”, ka thënë ai.

Të njëjtit janë nën  autoritetin e Gjykatës Themelore në Prishtinë

Ndërkaq Policia e Kosovës sot në orët e para të mëngjesit arrestoi tre të dyshuar si pjesëtarë të ISIS në afërsi të liqenit të Badovcit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohen-edhe-dy-te-dyshuar-tjere-lidhur-me-isis-in-per-rastin-e-badovcit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala