Arrestohen edhe dy aktivistë të Vetëvendosjes

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë rreth orës 23:30 aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi e Etleva Malushaj.

Lajmin e ka bërë me dije Adonis Tahiri, aktivist në zyrën për media të Vetëvendosjes, përmes një postimi në Facebook.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti ka konfirmuar për Indeksonline se aktivistët e Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi dhe Etleva Malushaj janë arrestuar mbrëmë në pikën kufitare në Vermicë.

“Janë ndaluar në pikën kufitare në Vermicë, me urdhër të Gjykatës Themelore e cila ka lëshuar flet arrest për të dy”, ka thënë Ahmeti.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohen-edhe-dy-aktiviste-te-vetevendosjes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala