Arrestohen dy persona të dyshuar për marrje ryshfeti dhe mashtrim

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës duke u bazuar në kompetencat e saj, ka ndërmarrë disa veprime hetimore dhe operacionale, të cilat kanë rezultuar edhe me arrestimin e dy (2) personave të dyshuar.

“Me datën 06.10.2015, Policia e Kosovës, respektivisht Sektori për Hetimin e Korrupsionit në kuadër të  Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, ka pranuar një ankesë nga një qytetar”.

Personi i dyshuar me inicialet G. I. (1977), dyshohet se ka kërkuar para në vlerë 5.000 (pesë mijë) euro për punësimin e një personi, ndërsa sipas hetimeve paraprake të zhvilluara nga Policia e Kosovës, duke përfshirë edhe intervistimin e disa dëshmitarëve, i dyshuari i lartcekur G. I. me qëllim të punësimit kishte pranuar para në vlerë mbi 12.700 euro (dymbëdhjetëmijë  e shtatëqind euro)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari G. I. dyshohet se ka kryer veprat penale ‘marrje ryshfeti’ dhe ‘mashtrim’, ndërsa  i dyshuari tjetër A. Z. dyshohet se ka kryer veprën penale ‘shkelje e fshehtësisë së procedurës’ sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për shkak se pa autorizimin e organit kompetent ka zbuluar informata për të cilat është njoftuar në procedurën zyrtare që sipas ligjit nuk mund të zbulohen apo ato informata janë shpallur si fshehtësi me vendim të gjykatës apo të organit kompetent.

Me urdhër të prokurorit kompetent të dyshuarve të lartcekur u caktohet masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohen-dy-persona-te-dyshuar-per-marrje-ryshfeti-dhe-mashtrim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala