Arrestohen dy persona pasi keqpërdorën pozitën zyrtare dhe falsifikuan dokumente

Autori:Gazeta Fjala

Policia e Kosovës, pas një hetimi një vjeçar, ka arrestuar dy persona, një shqiptar dhe një serb, për veprat penale keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe falsifikim i dokumentit zyrtar.

Operacioni i kryer nga  Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit  në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar të dyshuarin serb “L.M i cili me datë  23.10.2014, në  zyrën  e  Gjendjes Civile në Komunën e Leposaviqit, zyra me seli në Bistricë të Shalës, me autorizim të noterizuar, i cili dyshohet të jetë i falsifikuar, ka aplikuar për regjistrim në emër të personit S.K. shtetas  i Republikës së Shqipërisë”.

Ai me ndihmën e të dyshuarit “N.A, shqiptar, është regjistruar  në sistemin qendror me certifikatë të lëshuar nga autoritet serbe në Kralevë dhe me kopje të pasaportës se një shteti tjetër të huaj”, transmeton Gazeta Fjala.

“Pas hetimeve të kryera, është vërtetuar se regjistrimi në fjalë është kryer në kundërshtim me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës, respektivisht janë bërë shkelje të udhëzimit administrativ që ka të bëjë me regjistrimin civil”, shkruan në komunikatën e Policisë së Kosovë lërshuar për media.

Ndaj të dyshuarve  është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./ Gazeta Fjala

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohen-dy-persona-pasi-keqperdoren-poziten-zyrtare-dhe-falsifikuan-dokumente/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala