Arrestohen dy perosna në pikën kufitare Kosovë- Shqipëri, i kërkonte…

Autori:Avdyl Pajaziti

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ndaluar nga policia në pikën kufitare të Morinës.

I pari që ka rënë në pranga është kosovari Ferid Toska, 48 vjeç, pasi gjatë përpunimit të dokumentacionit të shtetasve për në hyrje në Shqipëri reuzltoi se ishte në kërkim ndërkombëtar. 48-vjeçari kërkohej nga dretësia italiane për veprat penale “Vjedhje me dhunë “ dhe “Pjesmarrje në organizatë kriminale”.

Gjithashtu, po në Pikën e kalimit Kufitar Morinë është arrestuar dhe Skënder Driza, 45 vjeç, në kërkim ndërkombëtar. Për 45-vjeçarin Driza Gjykata Catanzari në Itali e ka dënuar me 20 vjet burg, për “Shfrytëzim prostitucioni” e “Bashkëpunim në organizatë kriminale”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohen-dy-perosna-ne-piken-kufitare-kosove-shqiperi-i-kerkonte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala