Arrestohen dy hajna në Prizren

Autori:Avdyl Pajaziti

Sipas një njoftimi për media nga policia e këtij rajonit dy të dyshuarit të maskuar dhe të armatosur me pistoletë, më 24 mars, rreth orës 19:55, në hyrje të autostradës nga drejtimi i veriut, me dhunë kanë ndaluar një automjet të llojit “Pikap” i cili po barte ilaçe dhe fizikisht e kishin sulmuar shoferin të cilin e kishin larguar nga timoni me ç’ rast ia grabisin makinën dhe ikin në drejtim të panjohur.

Pas pranimit të informacionit, shumë njësite të policisë ishin vënë në ndjekje të të dyshuarve të cilët pasi e kishin vërejtur se nuk do të mund t ‘i shpëtonin ndjekjes policore, e kishin braktisur automjetin në hyrje të fshatit Atmaxhë dhe ishin larguar në drejtim të panjohur.

Pas kërkimeve intensive dhe shikimit të pamjeve të kamerave është bërë identifikimi i të dyshuarve. Janë bastisur tri shtëpi. Është gjetur një pistoletë me nëntë fishekë e llojit “Ekol Tuna”. Po ashtu janë gjetur edhe shumë vegla pune që dyshohet të jenë të vjedhura që disa prej tyre tanimë janë identifikuar nga pronarët të cilët më parë i kanë raportuar në polici. Është gjetur edhe një substancë e cila dyshohet të jetë narkotik. Është sekuestruar një automjet për të cilin besohet se është përdor në rast. Pasi është njoftuar prokurori për gjetjet, i njëjti ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor.

Sipas policisë gjykata ka urdhëruar masën e paraburgimit për 30 ditë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohen-dy-hajna-ne-prizren/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala