Arrestohen dy aktivistë të VV-së në Mitrovicë

Autori:Gazeta Fjala

Policia e Kosovës ka arrestuar dhunshëm dy aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë, Erden Atiq dhe Imer Fejza.

Ata, bashkë me aktivistë të tjerë të kësaj qendreje, ishin duke realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Kuvendit Komunal për t’iu bërë thirrje të gjithë asambleistëve të kësaj komune që ta votojnë rezulutën që nuk e pranon krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Kjo rezolutë e cila ishte propozuar nga grupi parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Iniciativës Qytetare dhe Partisë për Drejtësi mori vetëm 9 vota për, dhe 25 abstenim.

Pas kësaj aktivistët e Lëvizjes kanë gjuajtur me ngjyrë ndërtesën e Komunës për të treguar kundërshtimin me votimin që ndodhi në Kuvend, kurse asambleistët që e kanë propozuar rezolutën e kanë lëshuar sallën./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohen-dy-aktiviste-te-vv-se-ne-mitrovice/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala