Arrestohen dy aktivistë të Vetëvendosjes

Autori:Gazeta Fjala

Forcat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës, kanë krijuar një kordon në rrugën për në Prapashticë, për të parandaluar aksionin simbolik të Vetëvendosjes.

Aktivistët  janë ndaluar në rrugën, jo fort larg shtëpisë së kryeministrit Isa Mustafa në këtë fshat të Gollapit, teksa policia po u kërkon ta lirojnë rrugën. Policia ua ka thyer pankartën që po mbanin në duar aktivistët. Ndërkohë, janë arrestuar aktivistët Zgjim Hyseni e Egzon Azemi.

Policia ka përdorur edhe sprejin si dhe shufrat e gomës për të shpërndarë protestuesit.

Vetëvendosje, në aksionin e vet po dëshiron që para shtëpisë private të kryeministrit të vendosë pankartën ku shkruan “Shite pronën tënde, e jo Kosovën”.

Aktivistët e Vetëvendosjes më parë ishin ndaluar në gjysmë të rrugës për në Prapashticë. Veturat në të cilën ishin duke udhëtuar aktivistët, janë ndaluar nga policia në vendin që quhet “Topi i Stallovës”, por ata pas kësaj janë nisur në këmbë.

Aktualisht, kryeministri Isa Mustafa bashkë me zëvendësin e tij Hashim Thaçi ndodhen në takim me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq e zëvendësin e tij Ivica Daçiq, ku pritet të arrihet pakoja e marrëveshjeve për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, barrikadën mbi lumin Ibër, telekomin e energjinë.

vv1

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohen-dy-aktiviste-te-vetevendosjes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala