Arrestohen disa aktivistë të Vetëvendosjes, në mesin e tyre ka edhe të lënduar

Autori:Gazeta Fjala

Janë arrestuar disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje  derisa po kryenin një aksion pranë objektit qeveritar.

Ky aksion ishte vendosja e një “udhëzimi administrativ”  që për mesazh kishte veturat e qeveritarëve, ku të apostrofuar ishin figura të larta politike si kryeministri Isa Mustafa, kryeparalamentari Kadri Veseli dhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së,Adem Grabovci.

Përderisa aktivistët tentonin t’i vendosnin pamfletat në veturat e qeveritarëve ata u arrestuan duke u konfrontuar me policinë gjatë arrestimit, njofton Klan Kosova.

Përveç të arrestuarve raportohet se ka edhe të lënduar nga ana e aktivistëve. Valdrin Ahmeti aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë për Klanin se krejt çfarë kanë dashur të bëjnë ishte vendosja e këtyre  pamfletave dhe se regjimi i Isa Mustafës nuk po i lejon të shprehin mendimin e lirë njëjtë siç ka vepruar edhe Millosheviçi në vitet e 90-ta kundër shqiptarëve që e kanë kundërshtuar sistemin.

Në mesin e të lënduarve është edhe një kameraman i Radio Televizionit 21.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohen-disa-aktiviste-te-vetevendosjes-ne-mesin-e-tyre-ka-edhe-te-lenduar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala