Arrestohen babai dhe vëllai i njërit prej sulmuesve në Paris

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia franceze ka arrestuar babain dhe vëllain e njërit prej pjesëmarrësve në sulmet terroriste në Paris, ku gjatë të premtes mbrëma mbetën të vrarë të paktën 129 persona dhe 352 të plagosur.

Policia ka arritur të identifikojë njërin nga sulmuesit që është një shtetas francez, për të cilin autoritetet thonë se kishte dosje penale, dhe që ishte cilësuar si militant i mundshëm islamik, transmeton lajmi.net.

Mediat franceze raportojnë se janë kryer bastisje në shtëpitë e të afërmve në rajonin Ob dhe në Essonne në pjesën jugore të Parisi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohen-babai-dhe-vellai-i-njerit-prej-sulmuesve-ne-paris/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala