Arrestohen edhe dy aktivist të VV-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se sot Policia e Kosovës ka arrestuar dy aktivistë, Veron Hasanin dhe Durim Elshanin.

Vetëvendosje thekson se këto veprime të policisë janë të qëllimta, ato synojnë të provokojnë situatën në mënyrë që të sabotohet manifestimi madhështor e paqësor që do të mbahet më 28 nëntor kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe kundër demarkacionit me Malin e Zi.

“Policia e Kosovës fatkeqësisht është duke u përdorur si një mjet për të kufizuar të drejtat e opozitës dhe të qytetarëve për të protestuar e për t’u angazhuar, si dhe për të shprehur lirisht bindjet e tyre politike. Policia e Kosovës, e përbërë edhe prej atyre djemve e vajzave që luftuan për liri, për ta larguar Serbinë nga Kosova, sot po përdoret për ta rikthyer Serbinë në Kosovë, prej një pushteti të korruptuar e të padrejtë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, VV thekson se Policia po vepron në mënyrë jo-transparente, duke arrestuar pa fletë-arrest, duke mos bërë me dije se si po trajtohen të arrestuarit apo cilët janë ata.

“I bëjmë thirrje Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës që të ndalë së përndjekuri aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! dhe të opozitës”, thuhet në njoftim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohen-aktivistet-e-vv-se-durim-elshani-dhe-veron-hasani/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala