Arrestohen aktivistë që ndodheshin brenda selisë të Vetëvendosjes

Autori:Gazeta Fjala

Forcat speciale të Policisë së Kosovës kanë thyer derën e objektit të selisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe janë futur brenda objektit për të arrestuar deputetin Albin Kurti.

Në ndërkohë, një numër i aktivistëve janë arrestuar nga policia kurse aktivistët që ndodheshin jashtë selisë së kësaj partie janë shpërndarë nga ana e policisë.

Kurti, ndaj të cilit policia kishte lëshuar fletarrest qysh para disa ditëve, ka mbajtur sot fjalim në Manifestiin pr Republikën të organizuar nga opozita për të kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi./Gazeta Fjala

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohen-aktiviste-qe-ndodheshin-brenda-objektit-te-vetevendosjes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala