Arrestohen 7 fajdexhinjë në Prizren e Pejë

Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës kanë njoftur se në një operacion policor “kristal”, të enjten janë arrestuar 7 persona në rajonet e Prizrenit e Pejës, në 11 lokacione lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi mirë të organizuar, që në vazhdimësi merrej me organizimin e fajdeve, detyrimeve dhe kanosjeve.
Të dyshuarit në bashkëpunim, kanë kryer veprat e lartcekura me qëllim të përfitimit material të kundërligjshëm.
Të dyshuarit e arrestuar janë:
- K. K. dt. L. 1986 Kosovar/shqiptar
- T. K. dt. L. 1996 Kosovar/shqiptar
- Gj. K. dt. L. 1962 Kosovar/shqiptar
- Gj. K. dt. L. 1996 Kosovar/shqiptar
- B. B. dt. L. 1975 Kosovar/shqiptar
- B. O. dt. L. 1988 Kosovar/shqiptar
- M. K. dt. L. 1960 Kosovar/shqiptar
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale:
- Para të gatshme 303.235,oo (treqind e tremijë e dyqind e tridhjetë e pesë) euro; 1.100,oo (njëmijë e njëqind) franga zvicerane;
- 700 (shtatëqind) gram ari
- 6 (gjashte) armë kalibrash te ndryshëm;
- 224 Fishek kalibër te ndryshëm;
- 7 (shtatë) vetura;
- 2 (dy) jelekë antiplumb; 2 (dy) shufra policore; 1 (një) radiolidhje; 1 (një) sprej; 1 (një) boks hekuri;
- 13 (trembëdhjetë) telefona celular;
- 5(pesë) laptop; 1 (një)shtëpizë kompjuteri
- Dokumente tjera që vlejnë si prova për procedure.