Arrestohen 5 persona në Istog, pasi rrihen për kanalin e ujitjes

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës ka arrestuar 5 të dyshuar në Istog, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje që kishin rreth hapjes së një kanali për ujitje janë përleshur fizikisht në mes veti.

Gjatë kontrollit të veturës së njërit nga personat e dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një fishek. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, kurse 4 të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu, në Obiliq janë arrestuar 4 të dyshuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor janë përleshur fizikisht mes veti.

Si pasoj e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore për dhe iu është ofruar tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Të dyshuarit pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohen-5-persona-ne-istog-pasi-rrihen-per-kanalin-e-ujitjes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala