Arrestohen 5 kosovarë në Ulqin, brohorisnin ‘Ulqini është Kosovë’, ‘F… Serbia’

Autori:Avdyl Pajaziti

Pesë shqiptarë nga Kosova që jetojnë në Gjermani, janë gjobitur me nga 300 euro, për shkak se gjatës natës mes të dielës dhe të hënës kanë brohoritur nëpër Ulqin parulla nacionaliste.

Të rinjtë me inicialet D.D (24), K.C. (22), K.I. (31), K.K. (26) dhe S.E. (24), ishin dërguar në paraburgim pasi ishte njoftuar policia se një grup i të rinjve kanë prishur rendin publik, duke brohoritur “Ulqini është Kosovë”, “Fucking Serbia, “Kuq e Zi” dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), transmeton lajmi.net.

“Në policinë e Ulqinit pas mesnatës së të dielës, ishte raportuar se në afërsi të plazhit të vogël një grup i të rinjve po brohorasin parulla nacionaliste. Kolegët tanë kanë arritur të ulin pesë meshkuj në bankën e të akuzuarve, të cilët menjëherë pas këtij veprimi ishin dërguar në stacionin e policisë dhe më pas ishin sjellë para gjyqtarit për kundërvajtje. Të gjithë ata janë gjobitur për kryerje të veprës penale në bazë të rendit dhe qetësisë publike”, kanë deklaruar në administratën e policisë.

Përndryshe, përveç pesë shqiptarëve, janë dënuar edhe ulqinakët tek të cilët kishin banuar.

“Asnjëri prej tyre nuk ishte regjistruar si pushues, dhe për këtë arsye janë dënuar me nga 150 euro pronarët e shtëpive në të cilat kishin banuar shqiptarët e Kosovës”, ka thënë tha një bashkëbisedues i “Vijesti”. /lajmi.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohen-5-kosovare-ne-ulqin-brohorisnin-ulqini-eshte-kosove-f-serbia/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala