Arrestohen 3 persona gjatë rrugës për luftime në Siri

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës me datën 15.11.2015 ka arrestuar 3 persona të dyshuar se ishin nisur për luftime në Siri.

Të dyshuarit janë arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Elezit, pasi që në bashkëpunim janë kthyer nga autoritetet turke përmes Republikës së Maqedonisë.

Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori kompetent dhe me autorizimin e tij janë intervistuar tre të dyshuarit.

Gjithashtu si vazhdimsi e hetimeve më urdhër të prokurorit dhe të gjyqtarit të procedurës paraprake janë bastisur edhe dy lokacione të dyshuarve, shkruhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Gjatë bastisjes në këto dy lokacione janë gjetur dëshmi relevante të cilat ndërlidhen me rastin të cilat ndihmojnë në vazhdimësinë e hetimeve të këtij rasti.

Me urdhër të prokurorit të tre personat e dyshuar janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, deri në paraqitjen pranë gjykatës kompetnte./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohen-3-persona-gjate-rruges-per-luftime-ne-siri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala