Arrestohen 11 aktivistë të VV-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Nga 21, sa po kërkohen aktualisht, sot janë arrestuar 11 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje. Që të gjithë akuzohen për pjesëmarrje në dëmtimin e pronës së EULEX-it.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka kërkuar nga Stacioni Policor Qendra, në kryeqytet, që para gjykatësit të sillet edhe Xhelal Sfeçla, aktualisht drejtor i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës.

Jo zyrtarisht merret vesh se policia e ka kërkuar Sfeçlën në objektin e Komunës, por ai nuk është gjetur aty.

Në bazë të urdhëresës së Gjykatës, të siguruar nga KTV-ja, edhe Sfeçla, sikurse të tjerët, akuzohet për veprën penale 320 të Kodit Penal: pjesëmarrje në grup që kryen vepër penale lidhur me aksionin e Vetëvendosjes të vitit 2009, kur ishin rrotulluar 28 automjete të EULEX-it.

Aksioni i Vetëvendosjes ishte kryer në gusht të vitit 2009, ndërsa gjatë proceseve gjyqësore në gjykatë është paraqitur vetëm ish-aktivisti i Vetëvendosjes, Rron Gjinovci.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestohen-11-aktiviste-te-vv-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala