Arrestimi i pjesëtarëve të grupit të armatosur (video)

Video që tregon personat e armatosur që u arrestuan nga policia maqedonase pas ditë luftimesh.
Kjo video e shpërndarë nga policia maqedonase jep pamjet e pjesëtarëve të arrestuar të grupit të armatosur në Kumanovë.
Sami Ukshini, i njohur si Komandant Sokoli, Beg Rizaj, Dem Shehu dhe Muhamet Krasniqi- Komandant Malisheva, janë katër kosovarët që mbrëmë i janë dorëzuar policisë, 16 orë pas luftimeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë.