Arrestimet kolektive të opozitës, “logjikë diktatoriale”

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës ka bastisur zyrat e lëvizjes “Vetëvendosje” duke mos e paraqitur asnjë urdhër me shkrim, kanë thënë drejtues të këtij subjekti.

Ndërkaq Policia e Kosovës, që nuk ka dëshmuar të kundërtën, ka ekspozuar gjësendet e konfiskuara, që i kanë quajtur “të rrezikshme dhe vdekjeprurëse”, shkruan sot Koha Ditore.
Por, përfaqësues të shoqërisë civile kanë thënë se arrestimet kolektive të aktivistëve të VV-së dhe bastisja e zyrave të kësaj partie janë bërë qartësisht me urdhër politik të Qeverisë së Kosovës.

Sipas tyre, Qeveria është duke ndjekur “logjikën diktatoriale” të Lindjes.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestimet-kolektive-te-opozites-logjike-diktatoriale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala