Arrestimet e para nga Specialja do të ndodhin në rajonin e Prizrenit?

Autori:Avdyl Pajaziti

Pas themelimi të Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës, tashmë janë shtuar zërat dhe dilemat se kush janë personat që do të përballen me këtë gjykatë.

Në publik janë lansuar disa emra, mirëpo konfirmim zyrtar ende nuk ka, pasi që Specialja pritet që vetëm në janar ose shkurt të vitit të ardhshëm të del me aktakuza zyrtare.

Mirëpo, burime të Indeksonline bëjnë të ditur se arrestimet e para nga ngritja e aktakuzave pritet të ndodhin në rajonin e Prizrenit.

“Pritet që arrestimet e para të ndodhin në Prizren, mirëpo emrat mbesin ende konfidencial”, kanë thënë këto burime.

Ditë më parë gjithashtu është raportuar për 13 ish udhëheqës të UÇK-së që pritet të ballafaqohen me drejtësinë ndërkombëtare.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestimet-e-para-nga-specialja-do-te-ndodhin-ne-rajonin-e-prizrenit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala