Arrestime të aktivistëve të VV-së, në Gjakovë dhe Istog

Autori:Gazeta Fjala

Policia e Kosovës ka ndërhyrë  ndaj qytetarëve dhe aktivistëve në Gjakovë, të cilët po protestonin kundër vizitës së Ministrit nga Lista “Srpska” për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq.

Ndërkohë, para gjysmë ore, në Istog policia arrestoi edhe një aktivist të VETËVENDOSJE!-s, Denis Ibërdemajn, për shkak të shkrimit të parullave kundër “Zajednicës”.

Reagimet dhe aksionet e Lëvizjes Vetëvendosje, po vijnë pas arritjes së marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, e që ata po e quajnë “Zajednicës”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrestime-te-aktivisteve-te-vv-se-ne-gjakove-dhe-istog/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala