Arrest shtëpiak prej 30 ditësh për Shalën dhe Kurteshin

Autori:Gazeta Fjala

Deputetit të Nisma për Kosovën, njëherësh kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Haxhi Shala, i është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditëve.

Koha.net mëson se e njëjta masë i është shqiptuar edhe deputetit tjetër nga radhët e Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshit.

Dy deputetët në fjalë janë arrestuar ditën e hënë pasi hodhën gaz lotsjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës, duke pamundësuar kështu zhvillimin normal të punimeve në Kuvend.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrest-shtepiak-prej-30-ditesh-per-shalen-dhe-kurteshin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala