Arrest shtëpiak për Fisnik Ismailin

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili ka qenë vetë ai që ka bërë të ditur se që nga sot do të jetë për 30 ditë në arrest shtëpiak.

Ja postimi i tij në Facebook:

Edhe pakëz burg e provova. Tash më ka mbetë veç me kcye me parashutë edhe me hypë në Kilimanxharo, edhe kompletohna.

Prej sot mu shqiptue arresti shtëpiak për 30 ditë. Ju falënderoj nga zemra krejt juve që vazhdoni me m’përkrahë, sepse e dini që qëllimi im është i drejtë edhe gjithmonë i mirë. Kam pranue tepër shumë porosi miradie.

Jam betue si deputet që kam me i mbrojtë interesat e vendit tim edhe këtë po besoj se po e baj me tanë qenien time, edhe kur padrejtësia po bahet ligj, e si rezultat mue rezistenca po më bahet detyrë.

Mue munden me m’fëlliqë sa të dojnë. Fytyrën, trupin, emnin, more edhe familjen, por ndërgjegjjen asnjiherë. E përderisa ndërgjegjja ime është e pastër, unë s’kam me u ndalë tuj ba mirë për vendin e njerëzit e mi.

Tash që shteti mujti me m’ba diçka që as Nita s’ka mujtë: me mi shti të dy kambët në një këpucë edhe me më mbyllë në shpi, kush don me m’pa, është i mirëseardhun, jo që nuk ka qenë edhe ma herët, veç unë tuj u rrugavë ma zor me m’zanë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrest-shtepiak-per-fisnik-ismailin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala