Arrest shtëpiak ndaj 6 të dyshuarve nga Shtërpca për shkatërrim të pyjeve

Autori:Avdyl Pajaziti

Arrest shtëpiak dhe ndalim për t’iu afruar vendit apo selisë ku kanë ushtruar veprimtarinë ndaj gjashtë të dyshuarve nga Komuna e Shtërpcës për shkak të dyshimit të bazuar për veprat penale shkretërimi i pyjeve nga neni 357 paragrafi 2 dhe vjedhja e pyllit nga neni 358 paragrafi 2 të KPRK-së

Gjyqtarii procedurës paraprake, në Gjykatën Themelore në Ferizaj – Dega në Shtërpcë, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së të evidentuar si: PP/II.nr.1842-3/15, të datës 08.10.2015, në çështjen penale kundër të pandehurveV.S, G.V, S.Gj, J.M, S.S dhe M.F,që të gjithë nga Komuna e Shtërpcës, për shkak të dyshimit të bazuar sekanë kryer veprat penale shkretërimi i pyjeve nga neni 357 paragrafi 2dhevjedhja e pyllit nga neni 358 paragrafi 2 të KPRK-së.

Të pandehurave V.S, G.V, S.Gj, dhe J.M, Gjykata u ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.
Ndërsa dy të pandehurve të tjerë S.S dhe M.F u caktohet masa e paraqitjes në stacion policor dhe masën e ndalimit për t’iuafruarvenditaposelisëkukanëushtruarveprimtarinë, e cila masë do të zgjas një (1) muaj.

Pas vlerësimit tëtë gjitha shkresavetë lëndës dhe dëgjimittë palëve, gjyqtarii procedurës paraprake, konsideroi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve.

Ndërkohë që masa e arrestit shtëpiakiuështë caktuar konform nenin 183 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 të KPRK-së, si dhe konform nenit 177 paragrafi 1 nën paragrafi 1dhe neni 178 paragrafi 1të KPPRK-së, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartë shënuar.

Po ashtu me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrest-shtepiak-ndaj-6-te-dyshuarve-nga-shterpca-per-shkaterrim-te-pyjeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala