Arrest me burg për pronarin e Agon Channel

Autori:Avdyl Pajaziti

Edhe Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për masën e arrestit me burg ndaj Francesco Becchetit, pronarit të Agon Channel.

Vendimi është marrë ditën e sotme, pasi u shqyrtua kërkesa e avokatëve të tij mbrojtës.

Pas përfundimit të hetimit nga Prokuroria e Tiranës, ndaj biznesmenit italian rëndojnë akuzat e vjedhjes dhe pastrimit të parave.

Kompanitë e tij në Shqipëri, përfshi edhe televizionin Agon Channel janë nën sekuestro nga shteti, ndërsa nuk dihet vendodhja e Becchettit./Lapsi.al

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrest-me-burg-per-pronarin-e-agon-channel/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala