Arrest me burg për “Ballistin”

Autori:Gazeta Fjala

Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Ismail Morinajn, i njohur ndryshe edhe si “Ballist” Morina, i kapur para pak ditësh me dy pistoleta pa leje në kryeqytet.

Ismail Morina u arrestua bashkë me 3 shtetas të tjerë që ndodheshin me të në makinë: 22-vjeçari Erion Bahushi, 21-vjeçari Denis Balla dhe 20-vjeçari Marin Rexha.

Para gjykatës, Morina argumentoi armëmbajtjen pa leje duke thënë se i kishte pë vetëmbrojtje pas ngritjes së dronit më 14 tetori të vitit të kaluar në stadiumin e Beogradit në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Ndërkohë, për tre personat e tjerë të akuzuar për “moskallëzim të krimit”, gjykata vendosi lirimin e tyre.

Arrestimi ndodhi vetëm një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi dhe Morina kishte me vete edhe 36 bileta të kësaj ndeshjeje që u luajt në “Elbasan Arena”./TCH

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arrest-me-burg-per-ballistin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala