Arkitektët akuzojnë zyrtarë të MAP-it

Autori:Avdyl Pajaziti

Asociacioni i Arkitektëve: “Zyrtarë të lartë të Ministrisë së Administratës Publike janë të përfshirë në shumë vepra penale. Urgjentisht duhet të merren masat ligjore nga institucionet përkatës kundër shkelësve të ligjit si Sekretarit të MAP, Fitim Sadiku dhe Bajram Kosumi, Drejtori i OJQ-ve”.

Asociacioni i Arkitekteve te Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media ku akuzon zyrtarë të Ministrisë së Administratës Publike, si “njerëz që kanë kryer veprime kriminal dhe kanë plaçkitur fonde”.

“Zyrtarë të lartë të kësaj ministrie janë të përfshirë në shumë vepra penale dhe duhet që Ministri Yagcilar ta zbatoj ligjin dhe të ndalojë veprimet kriminale të zyrtarëve të saj të cilët kanë plaçkitur fondet e Organizatës tonë dhe fondet e anëtarësisë tonë legjitime”, shkruan në komunikatën e asociacionit të arkitektëve.

Arkitektët kanë përmendura me emra njerëzit brenda MAP-it, që sipas tyre, janë shkelës të ligjit.

“Urgjentisht duhet të merren masat ligjore nga institucionet përkatës kundër shkelësve të ligjit si Sekretarit të MAP, Fitim Sadiku dhe Bajram Kosumi, Drejtori i OJQ-ve, që të dy shkelës të ligjit të cilët në bashkëpunim me Shemsi Kemlendin, Ilir Murselin dhe persona të tjerë janë të përfshirë në vepra të dyshuara dhe të dënueshme penale”.

“Prokuroria duhet të veprojë menjëherë pasi i ka të gjitha provat për të dyshuarit në krim të organizuar”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arkitektet-akuzojne-zyrtare-te-map-it/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala