Aristokratët e UP-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit i caktojnë vetes beneficione të mëdha. Marrin rreth 1500 euro në muaj pa llogaritur pagat.

Ndonëse Kosova njihet si ndër vendet më të varfra jo vetëm në rajon, por edhe Evropë, zyrtarë të ndryshëm të shtetit tonë marrin paga të majme, të cilat pa dyshim se lakmi do t’ua kishte çdokush.

Ndër ata që marrin paga të majme, por njëkohësisht edhe shtesa, janë anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku vetëm shtesa për punën që bëjnë si anëtarë të KD-së, shkon deri në 1500 euro në muaj, edhe pse në të shumtën e herëve mbajnë vetëm një mbledhje në muaj.

Për këtë është i bindur edhe vetë ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, i cili thotë për “Kosova Sot”, se të ardhura apo shpërblime të tilla janë caktuar nga vetë UP-ja./Kosova Sot/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aristokratet-e-up-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala