Arianit Koci: Jeta e Sami Lushtakut në rrezik

Autori:Avdyl Pajaziti

Avokati i Sami Lushtakut, Arianit Koci ka thënë se gjendja shëndetësore e klientit të tij është shumë e rëndë.

“Jeta e tij është në rrezik çdo moment. Sot është dita e gjashtë e grevës së urisë dhe ende gjyqtari nuk ka mirëkuptim për kërkesat e ligjshme të tij”, ka thënë ai pas vizitës që i ka bërë klientit.

Koci është shprehur se, sipas mjekëve, Lushtakut i duhet 24 orë mbikëqyrje mjekësore specialistike gjë që ai nuk e ka në burg.

“Aty ka mjekë të përgjithshëm vetëm deri në orën 16:00, dhe pastaj mjeku është në thirrje. Mënyra se si Lushtakut i është ndërprerë trajtimi mjekësor nga ana e kryetarit të trupit gjykues, përkundër kundërshtimeve të mjekëve specialistë, është i paprecedent dhe në kundërshtim me çdo normë ligjore, etike dhe humane”, ka thënë Koci për Klan Kosovën.

Ai është shprehur se me këto vendime po rrezikohet siguria juridike e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arianit-koci-jeta-e-sami-lushtakut-ne-rrezik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala