Arbër Zaimi për Tanjug: Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe është ‘një koncept racist’

Autori:Gazeta Fjala

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, ka thënë në një intervistë të tij për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, se Vetëvendosjes nuk do të pranojë formimin e komunave serbe, si dhe protestat kundër marrëveshjeve me Serbinë në Bruksel do të vazhdojnë, njofton Klan Kosova.

Gjithashtu Zaimi për Tanjug, ka treguar se Vetëvendosje do të vazhdojë të zbatojë strategjinë e bllokimit të punës së rregullt të Parlamentit në Prishtinë.

Ai ka deklaruar se serbët dhe shqiptarët askush nuk ka nevojë t’i mësojnë si të jetojnë së bashku, sepse ata e dinë atë, por ka theksuar se Vetëvendosje nuk e pranon themelimin e Asociacionit, pasi ai është vetëm një instrument për destabilizimin e Kosovës.

Zaimi kujton se Vetëvendosja paralajmëruar një protestë për 28 nëntor në Prishtinë, me besimin se kjo do të jetë një tubim masiv, paqësor e qytetarëve nga të gjitha pjesët e Kosovës.

Sipas tij, qeveria aktuale e Kosovës u formua me vetëm një qëllim, formimin e Asociacionit.

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është, sipas mendimit të tij, “një koncept racist”, e cili vetëm do të krijonte përçarje në mesin e popullit të Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arber-zaimi-per-tanjug-asociacioni-i-komunave-me-shumice-serbe-eshte-nje-koncept-racist/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala