Arben Gashi i quan frikacakë ministrat e partisë së tij

Autori:Avdyl Pajaziti

Arben Gashi, deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka drejtuar akuza të rënda ndaj ministrave të LDK-së në koalicionin qeveritar me PDK-në.

“Dilni, mos u fshihni. Dilni se pushteti nuk është vetëm privilegj, por edhe përgjegjësi. Dilni se keni detyrim ndaj heronjve të vendit”, ka shkruar Gashi, duke kritikuar ministrat e LDK-së, të cilët sipas tij ka muaj që nuk shihen dhe nuk dëgjohen, “ndërsa opozita dhe PDK-ja përgatit terrenin”.

Postimi i deputetit Gashi në Facebook:

“Ku jeni? Dilni ose ikni!!

Sot secili votues i LDK-se, secili simpatizant i saj, secili qytetar i Kosoves e thote me veten e tij, e thote ne familje, e thote ne rruge, apo ne kafe me miq: Ka muaj qe ministrat nga radhet e LDK-se nuk shihen dhe nuk degjohen, ndersa opozita dhe PDK-ja pergadit terrenin, ku jane? Pse po fshihen? Po ashtu ju bejn thirrje:

Dilni publikisht dhe tregoni kush jane keta qe kan organizu proteste! Dilni tregoni si po e trajtojne keta sot shtetin.

Dilni tregoni kush ishin keta dje. Dilni tregoni kush mund te jene keta neser. Dilni tregoni kush jane udheheqesit e AAK-se, Vetevendosjes e Nismas. Po mos harroni me i tregu popullit edhe kush jeni ju. Dilni dhe tregoni pse duhet te qeverise kjo qeveri.

Dilni mos u fshehni. Dilni se pushteti nuk eshte vetem privilegj por edhe pergjegjesi. Dilni se keni detyrim ndaj heronjeve te vendit.

Dilni se keni pergjegjesi ndaj te shkuares dhe te ardhmes se vendit. Dilni ose ikni – ministra frikacak[! U bene 7 muaj populli nuk ju ka pa, populli nuk ju ka ndegju, dilni mbroni qeverine ku jeni, dilni mbrojeni popullin nga keta qe nga sheshi ne emer te popullit kercenojn popullin e shtetin.
Dilni ose ikni!”
(sic), ka shkruar Gashi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arben-gashi-i-quan-frikacake-ministrat-e-partise-se-tij/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala