Arban Abrashi nën hetime

Autori:Zekirja Shabani

Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur hetime ndaj ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni e ka konfirmuar për portalin “Infokusi”, nisjen e trajtimit të këtij rasti, ndaj se përveç dy posteve qeveritare, ministër dhe zëdhënës i qeverisë, Abrashi ka në pronësi edhe një kompani private, “Laris group” sh.p.k e cila përveç tjerash merret me tregti me shumicë të pijeve.

“Kemi filluar ta trajtojmë këtë rast. Kemi bërë shkresë të mekanizmat kompetent që t’i sigurojmë të dhënat. Pas verifikimit do të ofrojmë opinionin tonë”, ka thënë Preteni për portalin “Infokusi”.

Sipas tij, problematike është statusi,” nuk është problem pronësia por menaxhimi”, ka thënë Preteni.

Kompania “Laris Group” Sh.p.k., e ministrit Abrashi, e regjistruar me 29.06.2011, merret më dhjetëra aktivitete biznesore, të cilat janë krejtësisht të ndryshme nga njëra tjetra. Duke filluar nga tregtia me shumicë e pijeve, ambalazhim, prodhim të energjisë elektrike, ndërtim të objekteve banesore dhe jo banesore, instalime elektrike, instalime të tjera ndërtimore, punime suvatimi, aktivitetet e ndërmjetësimit për shitjen e makinerive, pajisjeve industriale, anijeve dhe aeroplanëve, tregtia me shumicë jo e specializuar dhe aktivitete të tjera.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arban-abrashi-nen-hetime/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala