Arban Abrashi favorizon kompanitë me punëtorë ilegal

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi po favorizon në tenderë kompanitë që kanë punëtorë ilegal.

Ai, në tenderin e shpallur  për Shërbim udhëtimi me Aeroplan për nevoja të MPMS-së fillimisht kishte kërkuar si kusht për ata që konkurrojnë në tender të dëshmojnë që i kanë minimumi 5 anëtar te stafit  të lajmëruar në ATK dhe të sjellin kopjet e kontratave të punës për stafin e kompanisë dhe vërtetimin e  ATK-së për pagesën e tatimeve dhe kontributeve ëe 6 mujorin e fundit 2014. Kjo kërkesë ishte me 6 shkurt.

Por, dhjetë ditë më vonë, tenderi u rishpall dhe ky kusht ishte hequr krejtëesisht. Kjo bie ndesh me respektimin e Ligjit të Punës, përgjegjës për respektim të të cilit edhe për ministritë apo kompanitë publike e private është vet Abrashi.

Ministri Abrashi është ngusht i lidhur me tregun e aeronautikës. Ai është vet pronar i një kompanie që merret me shitblerjen e aeroplanëve dhe si rrjedhojë e kësaj, potencialisht ka lidhje të afërta me bossët e transportit ajror.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arban-abrashi-favorizon-kompanite-me-punetore-ilegal/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala