Arabia Saudite ka strehuar 2 milionë refugjatë

Autori:Avdyl Pajaziti

Raid ibn Halid Kurmuli, Ambasadori i Arabisë Saudite në Itali, tha të mërkurën se vendi i tij mirëpriti rreth dy milionë refugjatë nga Jemeni dhe Siria.

Ambasadori tha se njerëzit në vendin e tij nuk konsiderohen si refugjatë, sepse atyre u janë lëshuar viza për të qëndruar dhe për të lejuar atyre të drejtën për punë, arsim falas dhe kujdes shëndetësor.

Ai theksoi se qytetarët e Siri dhe Jemen, të cilët shkuan për në Arabinë Saudite u janë dhënë vendbanime me një vendim të veçantë me të cilin ndaj tyre nuk kërkohet plotësimi i çfarëdo kushti që ndryshe kërkojnë kur aplikoni për një leje qëndrimi.

Ambasadori sauditë theksoi më tej se Arabia Saudite është donatori më i madh i ndihmave humanitare për refugjatët sirianë dhe jemenas.

Këtë deklaratë ambasadori e ka dhënë në Romë si një reagim ndaj kritikave se vendi i tij nuk ka marrë refugjatë sirianë dhe se duhet të sigurojë mbështetje për ta.

71 23 4 5 6

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arabia-saudite-ka-strehuar-2-milione-refugjate/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala