Arabia Saudite fillon bombardimet nga ajri në Jemen

Ambasadori i Arabisë Saudite në SHBA Adel al-Jubeir njoftoi se për të mbështetur qeverinë aktuale të Jemenit shteti Saudit ka ndërhyrë në hapësirën ajërore dhe ka filluar bombardimet në Jemen.
Operacioni mbështetet nga 10 shtete të Korfezit tha ambasadori duke vazhduar se ky vendim o mor për të shmangun rrezikun e kryengritësve të grupit Shii Husi që mbështeten nga Irani dhe përpiqen të marrin pushtetin me dhunë në Jemen.
“Nuk është zgjidhje për ne që të humbim Jemenin” vazhdoi në fjalën Adel al-Jubeir duke shprehu se Amerika nuk ka marrë pjesë në këto bombardime. Ai tha se nuk do tërhiqen deri sa qeveria aktuale të rifitojë pushtetin dhe do të bejnë çdo gjë që populli i Jemenit të çlirohet nga grupi Şii Husi.
Edhe SHBA në një deklaratë për media konfirmoi që nuk është pjes e shteteve që filluan bombardimin e Jemenit por ka ofruar ndihmë teknike. Duke shprehur mbështetje ndaj shteteve të Korfezit SHBA deklaroi se ishte i nevojshëm për të ruajtur popullin e Jemenit. Cihan