Arabët mbajnë premtimin e 22 milionë eurove

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidentja e Kosovës i pret në takim një delegacion të Emirateve të Bashkuara Arabe me të cilët do të nënshkruhet marrëveshja 22 milionë euro për ndërtimin e spitalit.

Zyra për media e Presidencës njofton se vizita e delegacionit të Emirateve të Bashkuara Arabe vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes së një donacion prej mbi 22 milionë euro për ndërtimin e një spitali të ri Pediatrik-Kirurgjik në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Pas takimit, Presidentja dhe delegacioni i EBA-së do të vizitojnë vendin ku do të ndërtohet spitali i ri Pediatrik-Kirurgjik (afër spitalit pediatrik në QKUK).

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arabet-mbajne-premtimin-e-22-milione-eurove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala