Aprovohen tetë kandidatura për gjyqtarë në Kushtetuese

Komisioni ka aprovuar tetë kandidatura për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të cilët u konstatua se i kanë plotësuar kriteret.
Kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese janë, Mazllum Baraliu, Bekim Sejdiu, Arif Riza, Emrush Kastrati, Ramadan Gashi, Rafet Haxhaj, Hajrije Shala dhe Hava Ismaili.
Kryetari i KGJK-së, Enver Peci u autorizua nga Komisioni për përpilimin e testit për kandidatët.
Kandidatët do të hyjnë në test me shkrim më 17 mars, ndërsa më 18 mars do të mbahet intervista me gojë.