Apple thyen rekord shitjesh

Apple ka njoftuar se ka shitur më shumë se 13 milionë njësi të telefonave iPhone 6S dhe 6S Plus në fundjavën e parë në treg, duke vendosur rekord të ri. Pajisjet dolën në shitje më 25 shtator në Britani të Madhe dhe Amerikë.
“Shitjet e iPhone 6S dhe iPhone 6S Plusit kanë qenë fenomenale, duke thyer rekordet e vendosura nga pajisjet e kaluara për fundjavën e parë. Pritja e fansave ka qenë e jashtëzakonshme dhe ata po e duan teknologjinë ‘3D Touch’ dhe ne mezi presim që të sjellim iPhone 6S dhe iPhone 6S Plusin te klientët në më shumë shtete në 9 tetor”, ka thënë shefi i kompanisë, Tim Cook.
Pajisjet e fundit të Apple-it u shpalosën më 9 shtator krahas Apple TV-së dhe iPad Pros. Të gjitha këto më 9 nëntor shpërndahen në 40 shtete të ndryshme të botës, ndërsa deri në fund të vitit ato do të jenë në dispozicion në më shumë se 130 shtete.