Apple, Sony e Samsung akuzohen për shfrytëzimin e fëmijëve

Autori:Avdyl Pajaziti

Kompanitë gjigande të prodhimit të teknologjisë, janë kritikuar nga organizata Amnesty International për shfrytëzimin e fëmijëve në punë të rënda për të realizuar prodhimtarinë e tyre.

Apple dhe Samsung, e po ashtu edhe Sony janë akuzuar nga Amnesty International, se kanë dështuar në përpjekjet e tyre për të mos punuar me fëmijë në nxjerrjen e mineraleve që shfrytëzohen si lëndë e parë për ndërtimin e pajisjeve elektronike.

Në raportin e fundit nga grupi për të drejtat e njeriut në Amnesty International, thuhet se fëmijët e vegjël paguhen shumë pak dhe duhet të punojnë për orë të tëra, raporton Deuche Welle.

“Miliona njerëz i shijojnë përgitimet nga teknologjia, mirëpo ata rrallë pyesin se si prodhohen ato”, ka thënë Mark Dummett nga Amnesty International në një deklaratë për shtyp.

Amnesty International për vec Apple, Sasung e Sony, ka listuar edhe Microsoft, LG, Chem, Huawei, Dell, HP, ZTE, Vodafone dhe Daimles si kompanitë që marrin minerale nga minierat që punësojnë fëmijë shumë të vegjël. Apple, Samsung e Sony janë akuzuar se kanë zero tolerancë karshi politikave kundër punës eksploatuese të fëmijëve.

UNICEF deklaron se janë rreth 40 mijë fëmijë nga 7 deri në 16 vjeç që punojnë në minierat në jug të Republikës Demokratike të Kongos në kushte të tmerrshme.

Kompania e parë që ka reaguar në lidhje me raportin e “Amnesty International” ka qenë Apple.

“Ne nuk tolerojmë kurrë shfrytëzimin e minorenëve dhe jemi krenarë që jemi në ballë të luftës ndaj këtij fenomeni”, ishte deklarata e gjigantit amerikan të teknologjisë, duke publikuar edhe masat e marra prej saj nëse gjen që furnizuesi shfrytëzon minorenë për punë në miniera.

Edhe Samsung reagoi duke deklaruar se ndjek politikën e “tolerancës zero” ndaj shfrytëzimit të fëmijëve dhe për këtë ndërmerr shpesh kontrolle në zinxhirin e furnizimit.

“Nëse gjendet një rast i shfrytëzimit të fëmijëve, atëherë kontratat me furnizuesin ndërpriten menjëherë”, thotë Samsung.

Sony u mjaftua me një deklaratë ku thotë se “po punon me furnizuesit për të adresuar problematikat që lidhen me të drejtat e punëtorëve dhe shfrytëzimit të minorenëve”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/apple-sony-e-samsung-akuzohen-per-shfrytezimin-e-femijeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala