Apple prodhon 175 milionë iPhone 6S

Autori:Avdyl Pajaziti

Apple po investon më shumë për telefonin iPhone e ardhshëm se sa ka investuar në modelet e mëparshëm, raporton “The Independent”. Kompania po përgatit rreth 175 milionë telefonë iPhone me shumë gjasa të emërtimit 6S, për t’i nxjerrë në shitje duke nisur nga muaji shtator, shkruan nga ana tjetër “Ëall Street Journal”. Bëhet fjalë për një sasi prej 15 milionë më shumë telefonë se modelet e mëparshëm iPhone6 dhe 6 Plus, që është dhe edicioni më i suksesshëm që ka shitur Apple.

iPhone i ardhshëm nuk pritet të ketë shumë ndryshime në dizenjim, dhe për këtë merr emrin 6S. Por do të ketë një ekran që do t’ju tregojë sa fort duhet shtypur ekrani, dhe do të shtojë funksione të reja në sistemin operativ. Mësohet se modelet e reja të iPohen do të jenë të pajisur me veçorinë ForceTouch. ForceTouch është një teknologji e re e cila në sajë të sensorëve tepër të fuqishëm përcakton nëse përdoruesi është duke e prekur ekranin fortë apo lehtë. ForceTouch debutoi për herë të parë në ekranin e Apple Ëatch dhe në modelin më të fundit të MacBook.

Në sajë të kësaj teknologjie, Apple pritet të sjellë funksione të reja në pajisjet e saj. ForceTouch mund të shihet gjithashtu si një përpjekje e Apple për t’ia kaluar Samsung, i cili këtë vit solli smartphone me ekran të lakuar. Telefoni pritet të mbajë të njëjtën përmasë ekrani si ai i mëparshmi, por pritet të dalin edhe dy versione të tjera, ai më i vogël se iPhone 6 si dhe versioni plastik iPhone 6C, ashtu siç u veprua me 5C. Prodhimet e reja që do të dalin në shtator pritet të kenë një bateri më jetëgjatë.

Një gjë tjetër që dihet me siguri është se do të vazhdojë prodhimi dhe asamblimi në Kinë i iPhone-ve të rinj, duke ia ulur kështu goxha më shumë koston kompanisë Apple e cila megjithatë nuk e ka ulur çmimin e këtyre telefonave.

Komponenti MDM9635M

iPhone i ri i kompanisë Apple pritet të ofrojë një shpejtësi më të lartë navigimi në ueb si dhe një përmirësim të ndjeshëm të kohëzgjatjes së baterisë dhe të gjitha këto falë një komponenti të vetëm. Pajisja, e cila ka shumë mundësi të quhet iPhone 6S, do të jetë e pajisur me një cip të ndërtuar nga Qualcomm i emërtuar si MDM9635M. Ai është i aftë të dyfishojë shpejtësinë e shkarkimeve në 300Mbps nga 150Mbps që është aktualisht në iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. Për më tepër do të reduktojë konsumin e baterisë duke e bërë këtë iPhone më efikas se modelet paraardhëse. Pritet që iPhone 6S të jetë pak më i trashë për të qenë mundësia e vendosjes së një baterie më të madhe.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/apple-prodhon-175-milione-iphone-6s/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala