Apple prezanton orën 350 dollarëshe

Autori:Avdyl Pajaziti

Të hënën është mbajtur konferenca për prezentimin e orës Apple (Apple ëatch). Pronari i apple Tim Cook bëri prezentimin e orës dhe çmimet e saj silleshin nga 350 dollarë deri në 10,000.

Por, pas përfundimit të konferencës pjesëmarrësit nuk u ndanë të kënaqur me prezentimin dhe thanë se nuk kanë kuptuar se për çafër do tu nevojitet kjo orë.

“Mungon qëllimi i futjes në treg të kësaj ore, nuk e kuptoj se për çfarë më duhet,” tha njëri prej pjesëmarrësve.

Në një video e cila është përhapur në youtube, një blerës i kësaj ore thotë se është shumë e komplikuar për tu përdorur.

“Jam duke pritur për blerjen e orës, dhe po i shikoj se si shitëset u spjegojnë funksionet e orës për 15 minuta pa u ndalur. Ka më shumë se 1 milion funksione dhe është shumë komplikuar për përdorim,” thotë ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/apple-prezanton-oren-350-dollareshe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala