Apple prezanton iPhone 6S dhe 6S Plus

Autori:Avdyl Pajaziti

CEO i Apple, Tim Cook tha se këto modele të iPhone janë më të mirat që Apple ka krijuar ndonjëherë.

Apple prezantoi zyrtarisht gjeneratën e re të iPhone – iPhone 6S dhe 6S Plus. “E vetmja gjë që ka ndryshuar në iPhone është gjithçka,” thotë Cook.

“Këta janë celularët më të avancuar në botë,” shton ai.

iPhone 6S Plus mbetet me ekran retina 5.5 inç, por këtë herë është i mbuluar me një qelq më të mirë, të cilin Apple e përshkruan si më të fortin në industri.

Gjithashtu celularët do të përmbajnë sistemin 3D Touch, që ofron një eksperiencë më të mirë të punës në ekran përmes Force Touch.

Modelet e reja të iPhone veprojnë përmes sistemit të ri iOS 9. (Lajmi.net)

apple-iphone-6s-live-_1918.0 apple-iphone-6s-live-_1923.0 apple-iphone-6s-live-_1938.0 apple-iphone-6s-live-_1939.0apple-iphone-6s-live-_1944.0 apple-iphone-6s-live-_1956.0

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/apple-prezanton-iphone-6s-dhe-6s-plus/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala