Apple “njeh” Kosovën (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Apple ka ‘njohur’ edhe zyrtarisht shtetin e Kosovës, duke shtuar flamurin e shtetit tonë në emojit e flamujve në tastierën e iOS 9.

Apple lansoi sonte sistemin e ri operativ iOS 9, të cilin mund ta shkarkojnë tashmë të gjithë përdoruesit.

iOS 9 ka sjellë shumë risi në pajisjet e Apple, duke shtuar veçori interesante, ku ndryshimi më i madh është shkrimi, tabelat e reja për mbylljen e aplikacioneve, imazhet e reja për sfond, një mod për ta ruajtur energjinë e baterisë dhe më shumë.

Por, iOS 9 ka sjellë edhe një risi tjetër në emoji, ku në listën e flamujve të shteteve të botës ka shtuar edhe flamurin e Kosovës, duke ‘njohur’ kështu shtetin tonë. (Lajmi.net)

Screenshot_1Screenshot_2

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/apple-njeh-kosoven-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala