Apple dënohet me 862 milionë dollarë

Autori:Avdyl Pajaziti

Apple mund të detyrohet të paguajë 862 milionë dollarë dëme për shkak se është shpallur fajtore për shfrytëzimin e një patente të Universitetit Wisconsin-Madison.

Gjigandi Apple ka përdorur teknologjinë e shpikur nga ky universitet në seritë e reja të iPhone dhe iPad.

Kjo patentë është teknologji e cila përmirëson performancën e procesorit e e rrit efikasitetin e tij dhe ishte njohur si një arritje e madhe në fushën e mikroprocesorëve kompjuterikë.

Universiteti e kishte filluar këtë betejë ligjore kundër gjigandit teknologjik në Janar të vitit të kaluar, duke aluduar se procesorët A7, A8 dhe A8X të përdorur në iPhone 5s, 6 dhe 6 Plus së bashku me iPad Air dhe iPad mini e kishin përdorur pa leje këtë patentë.

Apple nuk i ka pranuar akuzat dhe i ka këruar Zyrës së Patentave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ta shqyrtojë validitetin e saj, mirëpo kjo kërkesë ishte refuzuar në Prill.

Pasi që juria ka vendosur se patenta valide i takonte ende universitetit, Apple do të detyrohet të paguajë 862 milionë dollarë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/apple-denohet-me-862-milione-dollare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala